×
  • Kronika
  • Kronika

    Rigjykimi i Dardan Krivaqës/ Prindërit e Marigona Osmanit largohen nga Kosova për shkaqe sigurie

    FrontOnline
    30 Maj 2024

    Valdete dhe Muhabi Osmani prindërit e të ndjerës, Marigona Osmani janë duke qëndruar jashtë Kosovës për shkaqe sigurie. Pas nisjes së rigjykimit ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, me 24 maj, prindërit e Marigonës po ndihen të rrezikuar në Kosovë. Për këtë arsye ata janë zhvendosur përkohësisht jashtë shtetit deri të përfundon procesi gjyqsor, shkruan Insajderi..

    Të premten e 24 majit në Gjykatën Themelore në Ferizaj është mbajtur seanca e rigjykimit ku të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

    Në këtë seancë, Avokati i Dardan Krivaqës, Skender Musa ka kërkuar të bëhet zbatimi psikiatrik i të akuzuarit Krivaqa dhe atë; para kryerjes së veprës penale, duke përfshirë periudhën qysh nga klasa e 5-të fillore, kohën e qëndrimit të tij në paraburgim, në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur dhe kohën e kaluar në Burgun e Dubravës.
    Kërkesa e tij ende nuk është miratuar nga trupi gjykues.

    Avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi tha për Insajderin se e sheh si të panevojshme pasi ndaj të akuzuarit janë kryer ekzaminimet psikiatrike e psikologjike më herët.

    “Është krejtësisht e panevojshme, aty është bërë një ekspertizë, është bërë ekspertizë psikiatrike e psikologjike e të gjitha. 21 ditë i pandehuri ka qendru në Institutin e Faranikes dhe Psikiatrisë. I janë kryer të gjitha analizat. Këto janë tendenca për me zvarrit procedurën dhe ka për qëllim kinse atë (Krivaqen) mos me e qitë mirë a realisht çdo tendencë e tillë është për me ju shmang burgimit të përjetshëm”, tha ai.

    Sipas avokatit Rexhepi, kërkesa e mbrojtjes është tendencë për t’iu shmang burgimit të përjetshëm.

    “Personi 133 herë është ballafaqu me drejtësinë dhe çdo herë ka dal mirë në aspektin psikiatrik e qetash s’koka mirë. Kjo është një tendencë e mbrojtjes dhe të akuzuar vetëm për t’ju shmangur burgimit të përjetshëm”, deklaroi ai.

    Tutje, avokati konfirmoi po ashtu se edhe prindërit e Marigonës ndodhen jashtë shtetit për shkaqe sigurie.

    Ai, thotë se pasi rasti është kryer në rigjykim, prindërit po ndihen shumë të pasigurtë.

    “Rasti që është kryer në rigjykim, prindërit janë duke e ni vetën shumë të pasigurtë me ardh këtu në Kosovë. Po ndihen të pasigurrë për shkak se kanë dyshimet e veta me u kthy. Ata kanë pas kanosje edhe pas kryerjes së aktit që e kanë pas dhe kanë dyshime” tha tutje ai.

    Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

    Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

    18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

     

    Nga Rubrika
    Kronika12 Janar 2025
    Policia ka gjetur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë në veturën e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale i ka sulmuar fizikisht dy familjare të tij....
    Kronika12 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Deçan pasi që tek shtëpia e tij është hasur dhe konfiskuar një armë e llojit Snajper kal.8×57...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, para njerëzve të Ferizajt tha se me të në krye të qeverisë, Kosova do të...
    Lajme12 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore në një tubim...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Ferizaj, tha se fryma e fitores që po i...
    Lajme12 Janar 2025
    ‘’E paparë, pas një kohe të gjatë mblidhemi kaq shumë’’: Abdixhiku nga Kaçaniku thotë se LDK dhe populli janë bërë tashmë një...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës po rastin e mbajtjes së tubimit elektoral në Ferizaj, prezantoi para pjesëmarrësve shtatë kandidatët për deputetë në Kuvendin...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e ka rikthyer pulsin dhe se po rikthehet si forca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.