Ka rifilluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për “FrontOnline”, drejtori i kësaj qendre, Sami Uka.
Ai tha se dhënia e vaksinave ka rifilluar sot dhe po shkonë mirë.
“Po sot kemi rifilluar dhënien e vaksinave dhe po shkon shumë mirë”, tha ai.
Kujtojmë se dhënia e vaksinave është ndërprerë dje nga Policia e Kosovës, për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID. raporton portali FrontOnline.
Komuna e Prishtinës i ka në dispozicion 12 mijë vaksina./FrontOnline/