×
  • Lajme
  • Lajme

    Rifat Latifi, ministër me “korrospodencë”

    Aulona Konjuhi
    25 Maj 2022

    Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, me të marrë detyrën është zotuar se do t’i zgjidhë disa probleme në sektorin e shëndetësisë. Njëri ndër zotimet e Latifit ishte se do ta ruaj ‘trurin shkencor’ që të mos ikin nga vendi.

    Por, pikërisht më këtë çështje ministri po përballet me protesta.

    Shumë infermierë pothuajse çdo ditë po paralajmërojnë ikjen e tyre nga vendi për në shtete të tjera për kushte më të mira të punës.

    Ani pse vendi po përballet me protesta nga infermierët, ministri Latifi për gjashtë muaj prej kur e ka marrë detyrën ka shkuar disa herë në SHBA, ku sipas lajmërimeve në faqen e MSH-së prej 15 ditësh ky i fundit po qëndron në SHBA.

    Për punën gjashtë mujore të ministrit Latifi, kritika po shpreh edhe ish-ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani.

    Rrahmani tha për Front Online se MSH-ja aktualisht është në gjendje të përgjumur.

    Sipas tij, kohën kur ka qenë vet ministër janë arritur rezultate.

    “Kjo gjendje “e përgjumur” po reflektohet edhe në institucionet ofruese të shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet. Jemi të vetëdijshëm se edhe më herët nuk ka pasur mundësi të bëhen mrekulli, por së paku ka pasur një vëmendje më serioze nga Qeveria dhe një përkushtim më të madh edhe nga Ministri edhe nga pjesa menaxheriale e institucioneve. Janë zhvilluar projekte konkrete, ka pasur një vizion ku duhet të arrihet, janë arritur rezultate, ndoshta jo të mjaftueshme ama ka pasur ecje përpara”, u shpreh Rrahmani.

    Imet Rrahmani: I vetmi “sukses” i MSH-së përçarja e sindikatës dhe kthimi mbrapa në kardiologjinë invazive

    Sipas ish-ministrit  të shëndetësisë, Imet Rrahmani i vetmi sukses që ka udhëheqja e tanishme e MSH-së është përçarja e sindikatës.

    “Tash, te shumica dërmuese e mantelbardhëve është bindja se kemi stagnim të plotë e në disa segmente edhe kthim mbrapa. Kjo rritje e pakënaqësisë ,natyrshëm mund të çoj një ditë në hapa të tjerë që më se paku na duhen. Të vetmet “suksese” që mund të i faturohen udhëheqjes së tanishme janë, përçarja e sindikatës dhe çrregullimi e kthimi mbrapa ne kardiologjinë invazive, të gjitha të tjerat janë procese rutinore ditore ose finalizim i punëve të filluara para shumë viteve”, përfundoi ai.

    Ish-ministri i shëndetësisë: Letargjia e udhëheqjes politike të MSH-së ka pasivizuar stafin shëndetësorë

     Rrahmani ka deklaruar për Front Online se letargjia e udhëheqjes politike të MSH-së ka pasivizuar stafin shëndetësorë të përhershëm.

     “Shëndetësia është sferë me shumë ndjeshmëri dhe sfida, ajo donë trajtim serioz, të përditshëm dhe me shumë përkushtim, sepse niveli i zhvillimit të saj prek shumë direkt qytetarin. Fatkeqësisht këtë nuk jemi duke e parë viteve të fundit, e aq më pak në këtë gjashtëmujor! Pandemia nuk mund të përdoret si justifikim gjithmonë dhe në çdo rrethanë. Letargjia e udhëheqjes politike të Ministrisë së Shëndetësisë, ka pasivizuar edhe stafin e përhershëm të saj, që në rrethana tjera janë shquar për përkushtim dhe seriozitet në punë”, potencoi Rrahmani.

    Ndryshe, ministri Rifat Latifi u emërua ministër në mes të nëntorit të vitit 2021, shkruan Front Online.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë një lajm të ri pak minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook. Ajo...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë mbrëmë në një koncert të zhvilluar në Gjakovë në...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konventën politike të...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes DEmokratike të Kosovës, Paris Guri tha se buxheti i shtetit është më i rëndësishëm sesa...
    Vip24 Nëntor 2024
    Kevini e ka thirrur Gjestin duke i thënë që ka një mesazh për të. Ai i tha që ka një lajm të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka një mori pikash. Pikat e rendit të...
    Sport24 Nëntor 2024
    Lajm i keq për Barcelonën para ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Anësori 17-vjeçar, Lamine Yamal thuhet se do të mungojë edhe në...
    Vip24 Nëntor 2024
    Gjesti ka vazhduar me ironi për raportin e Edit me Xhenetës. Madje ky e imiton Edin se çka thoshte për Xhenetën. “Të...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami e ka publikuar përgjigjen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, pasi ministri i Financave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.