Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka ururar Rifat Jasharin me rastin e datëlindjes së tij.
Ai sot feston datëlindjen e 74, teksa urimet për të nuk kanë munguar
Postimi i plotë i Bekim Jasharit:
Sot ka ditëlindjen më i dashuri dhe më i respektuari ynë, ai që bashkë me balin Adem e babushin Hamëzen na mësuan e edukuan se si duhet punuar e sakrifikuar për Liri e Pavarësi.
Me mixhën Rifat kemi banuar e punuar bashkë edhe në Gjermani, bashkë ishim edhe kur morëm lajmin për rënien heroike të familjes sonë.
Mixha ishte afër meje në ditët më të vështira të jetës sime, ishin ditë plot dhimbje por edhe krenari. Sikurse shumë vellëzer e motra që na lehtësuan dhimbjen që ne kishim për më të dashurit tonë, që ia falëm lirisë së Kosovës.
Atë kohë kishim mbetur pak në numër por që ishim të gatshëm për Lirinë e Kosovës të gjithë ta japim jetën.
Bashkë me mixhën Rifat, Muratin, Lulin, Bashkimin, Ilirianen,Shqipen, Besarten,Fazliun e Marigonen përjetuam edhe ditët e para të Lirisë së Kosovës, në Prekazin heroik.
Kanë kaluar 22 vite që nga rënia heroike e familjes Jashari, mixha Rifat ende mbetet udhërrëfyesi ynë, i nipave e mbesave, Jasharajve të ri në rrugën tonë të kontributit për shtet e shoqëri.
Urime ditëlindja mixhë, shëndet e mbarësi, të paqim gjatë!