×
  • Lajme
  • Lajme

    Ridvan Berisha i RTK’së, kapet me një protestues serbë në Washington: Bye, bye, Kosova është e pavarur

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK’së), Ridvan Berisha, ka replikuar ashpër me një protestues serbë në Washington, duke i thënë se Kosova është e pavarur. Protestuesi në fjalë fillimisht kishte thënë që Kosova është Serbi me anë të një zmadhuesi të zërit dhe kjo padyshim e ka irrituar gazetarin Berisha.

    Sot Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik.

    Mirëpo dikujt atje nuk i pëlqej nënshkrimi i kësaj marrëveshje nga pala serbe.

    Një grup i vogël i njerëzve protestuan jashtë shtëpisë së bardhë dhe të cilët kanë brohoritur kundër marrëveshjes.

    E gazetarit të RTK’së, Ridvan Berisha, i doli punë atje me një protestues serbë.

    Derisa ai po intervistonte përfaqësues të Lobit shqiptar në Amerikë, dikush brohoriste me megafon që “Kosova është Serbi”. Kjo e ka irrituar gazetarin Berisha dhe më pas iu kthye me tone kundërshtuese.

    “Zotëri Kosova është e pavarur dhe ju e dini këtë. Kosova është e pavarur”, kanë qenë replikat e Berishës me të.

    Më poshtë keni edhe këtë moment që ka ndodhur afër Shtëpisë së Bardhë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë vizituar dje tri shtëpi tradicionale në Prizren, të...
    Lajme27 Tetor 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 1 aksident me vdekje, 22 me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale. Po...
    Lajme27 Tetor 2024
    Vezir Rexhepi, njohës i çështjeve energjetike, theksoi se ZRRE merr vendime vetëm një herë në vit, gjatë muajit prill, dhe vetëm në...
    Të tjera
    Kronika27 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malshevës.
    Lajme27 Tetor 2024
    Ferat Shala, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, kritikoi Qeverinë për shtrenjtimin e   tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, duke theksuar se...
    Lajme27 Tetor 2024
    Të dhënat e publikuara nga Qeveria e  Kosovës që për tri vjet të qeverisje së kryeministrit Albin Kurti janë shtuar mbi 78 mijë...
    Sport27 Tetor 2024
    Mario Balotelli është gati për një rikthim në futbollin italian pas katër muajsh, si një futbollist i lirë për momentin. Sipas ekspertit...
    Lajme27 Tetor 2024
    Sot do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të...
    Lajme27 Tetor 2024
    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për FrontOnline sqaroi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor përfshin disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.