×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ridizajnimi i skemës nga Qeveria, nga sa euro në vit mund të marrin prindërit për fëmijët e tyre

    FrontOnline
    19 Korrik 2024

    Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ridizajnojë skemën e shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti tha dje se për disa nëna këto shtesa do të dyfishohen e për disa të tjera edhe do të trefishohen.

    “Kemi edhe një lajm të mirë, skemën e shtesave po e sjellim me rritje të shtesave që po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë apo më shumë”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se për fëmijën e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.

    “Një nënë me një fëmijë merr 20 euro në muaj, një nënë me dy fëmijë merr 40 euro në muaj, e një nënë me tre fëmijë merr 90 euro, për çdo fëmijë pas të tretit vlen shtesa prej 30 euro në muaj për secilin”, tha Kurti.

    Kështu për shembull nëse një nënë deri më tani për 3 fëmijë ka marrë 30 euro shtesa në muaj, me ridizajnimin e skemës sociale ajo 30 euro do t’i marrë vetëm për njërin fëmijë, e për të tre gjithsej 90 euro në muaj.

    Ministri I Financave, Hekuran Murati tha se tani dallimi nuk do të jetë tek mosha e fëmijëve 0-2 dhe 3-16, por tek numri I fëmijëve që ka një familje .

    Kështu nga 20 euro shtesa në muaj do të marrin nënat që kanë vetëm një fëmijë. Ato që kanë dy fëmijë do të rimbursohen me 40 euro në muaj.

    Ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë, shtesat për muaj do të jenë 90 euro.

    Edhe fëmijët tjerë pas të tretit, shtesat do t’i kenë nga 30 euro secili.

    Kështu të ardhurat e një familje me tre fëmijë për vit mund të arrijnë deri në 1 mijë e 80 euro.

    Për ato me dy fëmijë 480 euro, teksa për familjet me një fëmijë 240 euro në vit.

    Deri më tani rimburimi i shtesave është ndarë sipas moshës së fëmijës.

    Për fëmijët e posalindur deri në 2 vjet, shtesat kanë qenë 20 euro në muaj, e për fëmijët mbi 2 vjet deri në 16 vjet, rimbursimi ka qenë 10 euro në muaj.

    Murati ndau edhe një kuriozitet. Ai tha se në skemën për shtesat është një nënë me 10 fëmijë.

    “Më lejoni t’ju jap një kuriozitet. Ka një nënë në skemë që ka 10 fëmijë…”, tha ai./Express

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për FrontOnline, ka komentuar rënien e të hyrave të Komunës të cilën ai e udhëheq nga tatimi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Mesatarisht për rreth 35 për qind u kanë rënë Komunave të Kosovës të hyrat nga tatimi në pronë gjatë këtij viti. Kjo...
    Të tjera
    Vip25 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend kanë bërë një fotosesion krejtësisht unik brenda Big Brother VIP Kosova. Banorët kishin mundësi...
    Sport25 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, zgjodhi Lionel Messin përpara Cristiano Ronaldos në një intervistë në fillim të këtij viti. 22-vjeçari ka qenë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk...
    Vip25 Dhjetor 2024
    Një dron ka arritur në hapësirat e shtëpisë më të famshme në vend. Kësaj radhe pati një mesazh për Laurentin dhe Fitimin,...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se Lista Serbe, në masë të madhe, është...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terroriste po planifikojnë sulme të tjera në Kosovë gjatë festave të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.