Napoli ka marrë fitore shumë të rëndësishme kur kampionati elitar italian po shkon drejt fundit.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka fituar takimin kundër Fiorentinës me rezultat të pastër 0:2, shkruan FrontOnline.
Mbrojtësit napolitanë, por edhe Amir Rrahmani gjatë një momenti të lojës u driblonin një nga një nga 38-vjeçari, Franck Ribery.
Ky i fundit kur po rrjedhte minuta e 38-të kaloi për mrekulli katër mbrojtës të Napolit dhe në fund u tregua i pafat.
Pasi dribloi ata në momentin kur tentoi goditjen përballë me portierin Terracciano atij iu bllokua goditja nga një tjetër lojtar.
Pas kësaj situatë, Riberyt iu afrua Insigne i cili i thoshta diçka teksa në fund edhe e përqafoi.
Franck Ribery kulmin e karrierës së tij e kishte te Bayern Munichu, ndërkohë që iu bashkua Fiorentinës në vitin 2019./FrontOnline/