U dashuruan gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen” por për Mikelen dhe Erionin përfundoj çdo gjë pas daljes nga programi.
Siç duket, dyshja kanë rivendosur t’i japin njëri-tjetrin dhe një shans.
Pas “lutjes” që Erioni i bëri Mikeles të rikthehen sërish bashkë, ai mori një hap tjetër. Në mes të sheshit ‘Skënderbej’ në Tiranë mes turmës së njerëzve i ka kërkuar Mikelës një mundësi të dytë.
Mikela e konfirmoi ribashkimin duke i dhënë një puthje në emision.