Mozzik dhe Loredana janë dyshja e showbizit që komentohen jashtëzakonisht shumë në lidhje me raportin e tyre jashtë muzikës, vëmendja kthehet drejt tyre, sa herë që dyshohet se ata janë ribashkuar.
Pothuajse secili detaj i tyre ngritë dyshime se dyshja janë krah njëri-tjetrit, ku edhe së fundmi u përfol për një ribashkim të mundshëm, mirëpo dyshja nuk janë ribashkuar dhe vijojnë rrugët e tyre të ndara.
Kjo madje është pohuar edhe nga vetë reperja në rrjetet sociale, e pyetur nëse është me Mozzik, ajo e ka mohuar shkurt duke i shkruar një komentueseje: “JO”, ndonëse nuk janë bashkë, dy artistët do jenë gjithnjë ‘të lidhur’, pasi kanë një vajzë.
Ata dinë të ndajnë problemet e tyre nga bashkë-prindërimi për të voglën, Hanën, ndaj të cilës janë shumë të përkushtuar.