Ndarja e tyre dy vite më parë nuk pritej nga askush dhe mendimi për të qenë sërish bashkë e çmendi publikun amerikan. Aktori Bradley Cooper 35 vjeç dhe modelja ruse Irina Shayk 36 vjeçe, me të cilën ka një vajzë katërvjeçare, Leo, janë filmuar në një shëtitje intime në qytetin e Nju Jorkut.
Paparacët filmuan modelen Irina Shayk dhe aktorin Bradley Cooper duke ecur nëpër Manhattan. Irina e mbajti Bradley-n për dore dhe aktori buzëqeshi i kënaqur. Modelja e fshehu buzëqeshjen pas një maske të zezë mbrojtëse, shkruan Daily Mail.
Ish-çifti (ose aktual) mbeti në një marrëdhënie të shkëlqyer për shkak të vajzave të tyre, kështu që ata shpesh mund të shiheshin duke ecur së bashku në rrugët e Nju Jorkut. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar, por fotot kanë lumturuar shumë.
“Ai është një baba shumë i përkushtuar dhe i shkathët që nuk ka nevojë për dado. Ai e mori Leon me një pushim dyjavor dhe nuk u desh t’i telefonoja një herë”, ka treguar Irina në një intervistë.
Bradley thuhet se kishte një romancë të shkurtër me Jennifer Garner, ish-bashkëshorten e Ben Affleck, e cila është kthyer në përqafimin e dashurisë së tij të madhe – Jennifer Lopez, dhe Irina është parë me Kanye West në pushime në Paris./FrontOnline/