×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet dhe votat që morën partitë më të mëdha politike në zgjedhjet 2014, 2017 dhe 2019

    FrontOnline
    14 Shkurt 2021

    Lëvizja Vetëvendosje duket se do të përmbysë rezultatin e votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit kur doli parti fituese.

    Nga 37.52 për qind të votave të numëruara nga KQZ-ja deri më tash nga 2.382 qendra votimi, partia e Albin Kurtit ka marrë 137.039 vota ose 47.56 për qind. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 53.766 vota ose 18.66 për qind.

    LDK e Isa Mustafës ka marrë 39.731 vota ose 13.79 për qind. AAK, partia e Ramush Haradinajt që kandidon për president, ka marrë 25.081 vota ose 8.70 për qind. Nisma e Fatmir Limajt deri më tash ka marrë 7.757 vota ose 2.69 për qind që e lë nën pragun 5 për qind.

    Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota ose 26.27 për qind, duke lënë pas LDK-në me 206.516 vota ose 24.54 për qind të votave.

    Vetëvendosje në vitin 2017 kishte arritur të sigurojë 200.135 vota ose 27.49 për qind të votave ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa 185.884 vota ose 25.53 për qind. LVV në zgjedhjet e vitit 2014 kishte arritur të sigurojë vetëm 13.59 për qind apo 99 mijë e 298 vota, ndërsa LDK 25.24 për qind apo 184.594 vota.

    Ajo që bie në sy është se Lëvizja Vetëvendosje nuk u dëmtua nga ndarja që pësoi nga një pjesë e saj, PSD-ja, duke qëndruar në një rezultat të mirë në tri palë zgjedhjet e fundit.

    Në anën tjetër, PDK-AAK-Nisma që në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 dolën fituese si koalicioni PAN me 33.74 për qind të votave, në vitin 2019 shënuan rënie.

    PDK në zgjedhjet 2019 u rendit e treta, me 178 mijë e 637 vota ose 21.23 për qind, ndërsa më 2014 mori 30.38 për qind ose 222.181 vota. Ndërsa AAK e cila në zgjedhjet 2019 në garë në koalicion me PSD, së bashku morën 96.872 vota ose 11.51 për qind të votave, në vitin 2014 kur edhe garoi e vetme, AAK kishte arritur të sigurojë vetëm 9.54 për qind apo 69 mijë e 793 vota.

    Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate e cila në këto zgjedhje garoi si koalicion NISMA-AKR-PD kishte 5,002% për qind apo 42.083. Kjo e fundit më mirë ishte në zgjedhjet e vitit 2014, kur kishte siguruar 37 mijë e 680 vota apo 5.15 për qind.

    Në anën tjetër, 6.72 për qind të votave ka siguruar Lista Serbe, duke shënuar rritje nga zgjedhjet e kaluara. LS, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pati siguruar 6.11 për qind të votave apo 44 mijë e 499 vota, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2014, kur kishte grumbulluar 5.22 për qind të votave.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.