Njëri ndër themluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka mbajtur fjalim para prokurorëve në Gjykatën Speciale.
Selimi në fjalimin e tij ka thënë se e ka luftuar Serbinë dhe nuk është pishman për një gjë të tillë.
Ai tha se Serbia i ka bërë shumë të këqija Kosovës dhe shqiptarëve.
Në fjalën e tij, Selimi u shpreh se luftën e ka nisur me Adem Jasharin dhe e ka përfunduar me gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.
Secili që ka dyshime do të bindet se as unë as UÇK nuk kemi të bëjmë asgjë me krime dhe ndërmarrje të përbashkët kriminale siç cilësohemi në këtë aktakuzë”.
“Kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore që veç të këqija i ka sjell vendit tim – vrasje, dhunë, shfarosje, gjenocid… E kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit tim”.
Selimi ka thënë se lufta e UCK-së ishte e përkrahur edhe nga NATO.
“Jam veç një çlirimtar që luftën për liri e ka nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me Gjeneralin Wesley Clark – NATO-n”.
“E kam për detyrë të jem në anën e UÇK-së dhe aleatëve të kësaj ushtrie. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve këtu – edhe e prokurorisë”.
“Nuk duhej të ngrihej një gjykatë dhe ja ku jemi. Kjo gjykatë është një fakt. Unë sot këtu nuk jam si deputet që e kam kundërshtuar këtë gjykatë por jam si një luftëtarë i UCK-së dhe si një ndër themeluesit e saj, përball ndaj një aktakuze të konfirmuar nga ju, i vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj çështje”, shtoi ai.