Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi bashkë me deputetë tjerë ka bërë sot homazhe para varrit të Astrit Deharit në 4-vjetorin e vdekjes së tij.
Selimi të mërkurën pasdite ka bërë të ditur se është njoftuar nga Gjykata Speciale se i është konfirmuar aktakuza.Ai tutje ka shtuar se në Hagë do të niset sot.