UEFA po përgatitet për ndryshime të mëdha në sistemin e garës më të madhe të futbollit, në Ligën e Kampionëve.
Stuhia në futbollin evropian nuk po ndalet. Plani i klubeve të mëdha për Superligën dështoi, shkruan FrontOnline.
Por, UEFA synon ndryshime rrënjësore nga viti 2027.
Parashihet të formohen katër grupe me nga dhjetë klube.
Grupet do të rregulloheshin sipas koeficientëve, dhe të gjitha skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën.
Një rund i fazës së grupeve do të luhej jashtë Evropës, në fusha neutrale. Qytetet nikoqire janë Sidnei, Johanesburg, Pekin, Tokio dhe RIO.
Ndeshjet nuk do të luhen vetëm të martën dhe të mërkurën, por edhe në ditët tjera./FrontOnline/