×
  • Lajme
  • Lajme

    Revokimi i fletarrestit për Radojçiqin, reagon LVV: Veprim i dyshimtë

    FrontOnline
    01 Mars 2021

    Lëvizja Vetëvendosje reagoi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin, një nga të dyshuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

    LVV thotë se Radojçiqi në gjithë këto vite sfidon ligjin dhe sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës dhe se me veprimtarinë e tij terrorizon të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve.

    LVV shton se kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës.

    “Ky vendim i Gjykatës, i mbajtur heshtur, larg opinionit publik, përveç skandalit, përbën dhe rrezik e të panjohura. Si mund dikujt që i është përgatitur fletarresti për dyshime si i përfshirë në krim të rëndë t’i revokohet ai? Kush është Prokurori i Prokurorisë Speciale i cili paska kërkuar nga departamenti special pa asnjë argumentim të qëndrueshëm që të revokohet urdhërarresti për një ndër kriminelët më të mëdhenj të pasluftës? Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet në reagimin e LVV.

    LVV thotë se Prokuroria speciale dhe Gjykata themelore duhet t’i shpjegojnë publikut të Kosovës se pse nuk u dashka arrestuar më një kriminel.

    “Po ashtu i bëjmë thirrje Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor të veprojnë. Rasti në fjalë është skaji i pasigurisë që mundet të shkaktojë për rendin publik ata që duhet ta mbrojnë atë. I bëjmë thirrje po ashtu organeve të sigurisë dhe atyre ligjzbatuese të jenë vigjilente përballë kësaj ngjarje. Institucionet e drejtësisë duhet të përgjigjen se pse në vend se të ndjekin kriminelët paskan hequr dorë nga përndjekja. Këto bashkëpunime me krimin e organizuar tash në kohën e ndërrimit të qeverisë janë tërësisht të papranueshme dhe duhet të hetohen”, vijon komunikata.

    LVV thotë se si qeverisje e ardhshme janë të përcaktuar qartë në funksion të sundimit të ligjit e triumfit të së drejtës. “Por kjo gjë siç po dëshmohet nuk mund të arrihet me gjykatës e prokurorë që kanë shumë borxhe ndaj politikës apo ndaj krimit të organizuar. Andaj na duhet vetingu në gjyqësi e prokurori, na duhen profesionistë patriotë që i shërbejnë ligjit e vendit e jo burokratë në shërbim të krimit. As atij vendor e as atij rajonal”, përfundon reagimi.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.