×
  • Lajme
  • Lajme

    Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja KS-AL-HR u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n

    FrontOnline
    27 Mars 2025

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi ushtarake.

    Për këtë, Serbia reagoi ashpër, duke thënë se është dashur të pyetet ajo, se ka shkelur një marrëveshje të vitit 1996, se është kundër Serbisë, dhe se u bë pa dijeninë e ShBA-së dhe NATO-s.

    Mirëpo, ministrat e mbrojtjes nga shtetet nënshkruese, thanë se marrëveshja nuk ka për cak askënd, por synon forcimin e sigurisë në vendet respektive dhe ka për qëllim bashkëpunimin në aspektin e sigurisë mes vendeve nënshkruese, raporton Klankosova.

    E revista kroate “Nacional”, ka hedhur poshtë edhe pretendimin e Beogradit zyrtar se ajo u bë pa aminin e ShBA-së dhe të NATO-s.

    “Bashkëpunimi i ri ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilin ministri i mbrojtjes, Ivan Anushiq, javën e kaluar udhëtoi në Tiranë për të nënshkruar deklaratën me ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe atë të Kosovës, Ejup Maqedonci, është dakorduar, ose më saktë u koordinua, me administratën e presidentit amerikan Donald Trump dhe me udhëheqjen e NATO-s”.

    Këtë, revista kroate “Nacional” thotë t’ua ketë ka konfirmuar jozyrtarisht një burim i lartë pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

    I pyetur nëse ishte e vërtetë që deklarata ishte rënë dakord me liderët e ShBA-së dhe të NATO-s, një burim i rangut të lartë pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, shpjegoi:

    “Mund t’ju them se deklarata është koordinuar me ata me të cilët është dashur të koordinohet, që janë lojtarët e fortë brenda NATO-s dhe se kushdo që duhet të ishte në dijeni të kësaj nisme kroate, është i njohur me të”, ka thënë ky burim për “Nacional”.

    Ky informacion mohon drejtpërdrejt deklaratën e presidentit serb Alleksandar Vuçiq, i cili u tërbua nga nënshkrimi i deklaratës dhe madje tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve të vitit 1996 dhe se Kroacia dhe Shqipëria pothuajse “me siguri nuk e informuan NATO-n për gjithçka”.

    Ministria e punëve të jashtme e Serbisë tha se “kjo iniciativë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje...
    Lajme31 Mars 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2025
    Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë. Policia e Kosovës këtë...
    Lajme31 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shoferi që dyshohet se ka goditur për vdekje me veturë një këmbësor...
    Lajme31 Mars 2025
    Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, është shprehur për “Front Online” se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për 15%  do të favorizojë...
    Bota/Rajoni31 Mars 2025
    Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Mianmarin është rritur në më shumë se 1700 persona pasi trupa të tjerë janë...
    Lajme31 Mars 2025
    Në ditën e Fitër Bajramit, Policia e Kosovës shqiptoi gjithsej 784 gjoba trafiku. Po në këtë ditë, sipas të dhënave të policisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.