×
  • Lajme
  • Lajme

    Revista kroate demanton Vuçiqin: Marrëveshja KS-AL-HR u koordinua me ShBA-në dhe NATO-n

    FrontOnline
    26 Mars 2025

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, javën e kaluar nënshkruan në Tiranë një marrëveshje bashkëpunimi ushtarake.

    Për këtë, Serbia reagoi ashpër, duke thënë se është dashur të pyetet ajo, se ka shkelur një marrëveshje të vitit 1996, se është kundër Serbisë, dhe se u bë pa dijeninë e ShBA-së dhe NATO-s.

    Mirëpo, ministrat e mbrojtjes nga shtetet nënshkruese, thanë se marrëveshja nuk ka për cak askënd, por synon forcimin e sigurisë në vendet respektive dhe ka për qëllim bashkëpunimin në aspektin e sigurisë mes vendeve nënshkruese, raporton Klankosova.tv.

    E revista kroate “Nacional”, ka hedhur poshtë edhe pretendimin e Beogradit zyrtar se ajo u bë pa aminin e ShBA-së dhe të NATO-s.

    “Bashkëpunimi i ri ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilin ministri i mbrojtjes, Ivan Anushiq, javën e kaluar udhëtoi në Tiranë për të nënshkruar deklaratën me ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe atë të Kosovës, Ejup Maqedonci, është dakorduar, ose më saktë u koordinua, me administratën e presidentit amerikan Donald Trump dhe me udhëheqjen e NATO-s”.

    Këtë, revista kroate “Nacional” thotë t’ua ketë ka konfirmuar jozyrtarisht një burim i lartë pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

    I pyetur nëse ishte e vërtetë që deklarata ishte rënë dakord me liderët e ShBA-së dhe të NATO-s, një burim i rangut të lartë pranë Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, shpjegoi:

    “Mund t’ju them se deklarata është koordinuar me ata me të cilët është dashur të koordinohet, që janë lojtarët e fortë brenda NATO-s dhe se kushdo që duhet të ishte në dijeni të kësaj nisme kroate, është i njohur me të”, ka thënë ky burim për “Nacional”.

    Ky informacion mohon drejtpërdrejt deklaratën e presidentit serb Alleksandar Vuçiq, i cili u tërbua nga nënshkrimi i deklaratës dhe madje tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ishte shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve të vitit 1996 dhe se Kroacia dhe Shqipëria pothuajse “me siguri nuk e informuan NATO-n për gjithçka”.

    Ministria e punëve të jashtme e Serbisë tha se “kjo iniciativë, e cila po zbatohet pa Serbinë, por me Prishtinën, paraqet një provokim të hapur dhe një shpërfillje të madhe të realitetit në terren”. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme30 Mars 2025
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, foli edhe te...
    Lajme30 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti e ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Ai ka thënë se ky muaj qoftë...
    Lajme30 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë. Në urimin e saj,...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2025
    Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka theksuar se një kërkesë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale mund të ketë pasoja të...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Një nga limuzinat e presidentit rus, Vladimir Putinit raportohet se ka shpërthyer në flakë në veri të selisë së shërbimit sekret të...
    Sport29 Mars 2025
    Real Madrid ka arritur një fitore dramatike ndaj Leganes me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për Javën e njëzet e nëntë...
    Bota/Rajoni29 Mars 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Rama iu tha besimtarëve myslimanë “Zoti jua...
    Lajme29 Mars 2025
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit e besimit islam me rastin e festës së Fitër...
    Lajme29 Mars 2025
    Një qen në Prishtinë është bërë viral në media pasi incizohet duke pritur semaforin. Euroneës në Shqipëri ka publikuar videon e qenit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.