Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka raportuar për arrestimin e ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa, nga ana e Gjykatës Speciale.
Kjo agjenci tregon se Mustafa është arrestuar në Kosovë për shkak të një urdhër-arresti dhe tani po dërgohet për në Holandë, transmeton Klan Kosova.
“Mustafa i cili është edhe i dyshuari i parë që aktualisht ndodhet në paraburgim, ishte një komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konflikti në Kosovë 1998-99”.
“Gjykata përmes një deklarate të shkurtër ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë kundër Mustafës, megjithatë nuk ka dhënë hollësi se me cilat akuza po përballet”.