Grupi Britanik RML po përfundon një projekt modernizimi të Ferrari 250 GT SWB të vitit 1959, duke njoftuar se Restmod i tyre 250 GT SWB do të ketë performancë të përmirësuar dhe një kabinë më moderne.
RML tani prezanton një model të para-prodhimit që ka një trup me fibër karboni, me rrota të pasme, motor V12 atmosferik 5.5 litra me 485 kuaj fuqi, marsh manual me 6 shpejtësi, amortizues Ohlins…
Shpejtësia maksimale do të jetë 298 km/h, ndërsa përshpejtimi deri në 100 km/h do të zgjasë rreth 4.0 sekonda. Restomod 250 GT SWB është pak më i madh se origjinali (gjatësia 4264 mm, gjerësia 1954 mm) dhe me 1470 kg është pak më i rëndë.
Per ambientet e brendshme ofrohet karrige elektrike përpara, ajër të kondicionuar, si dhe një sistem modern infotainment dhe navigacion. Seria do të jetë i kufizuar në vetëm 30 automjete, por çmimi nuk bëhet i ditur në lajme./FrontOnline/