Deputetja e PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu, iu është kundërvënë deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila tha se në rast të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, duhet të respektohet kushtetuta e të dy palëve.
Deliu, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se respektimi i një kushtetute që e ka pjesë integrale të Kosovës është tradhti, duke iu referuar kushtetutës së Serbisë.
“Të kërkohet nga një ministre e Republikës së Kosovës që në marrëveshjën me Serbinë të respektohet kushtetueshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj është thjesht tradhëti!”, thuhet në reagimin e saj në ‘Facebook’.
Udhëheqësja e diplomacisë kosovare, në takimin që mbajti me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se marrëveshja duhet të jetë atillë që nuk cenon kushtetutshmërinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të asnjërës palë.
Tutje, përfaqësuesja e PDK’së në Kuvend këtë deklaratë e ka parë si argument për shtetet që nuk e njohin Kosovën.
Ajo ka kërkuar reagim të menjëhershëm pas deklaratës së Gërvalla-Shwarz.
“Qëndrimi qeveritar për një marrëveshje me Serbinë brenda kornizës kushtetuese të Serbisë është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë! Kjo, assesi nuk guxon të kalojë në heshtje!”, përfundoi ajo.
https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/5368988316505839