Terreni i thyer malor dhe kushtet e vështira atmosferike me trashësi dëbore deri në një metër, e bëjnë tejet të vështirë edhe për grupet e punës të OSHEE për gjetjen e defektit.
Grupet e punës vijojnë të jenë në terren për të gjetur defektin në një linjë që është tepër e gjatë pasi fshatrat e kësaj njësie marrin energji nga nënstacioni i Prrenjasit, raportojnë mediat në Shqipëri.
Probleme me energjinë elektrike gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur edhe fshatra të tjerë të bashkisë së Kolonjës, Maliqit, Korçës dhe Devollit.