Vendi u përfshi nga reshje të mëdha të borës këtë javë.
E tek më 12 janar komuna e Vushtrrisë arriti ta finalizojë kontratën për pastrimin e e rrugëve në këtë stinë, raporton “Front Online”.
Ajo peshon 70 mijë euro. Megjithatë, kjo shumë, mund të mos harxhohet e tëra.
Kontrata është publike kornizë që nënkupton se kompania që u zgjodh si fituese, “HYSNIA” mirëmbajtjen do ta bëjë sipas nevojës, raporton “Front Online”.
Ajo ofertoi më së liri ndër katër kompanitë që ofertuan për tenderin.