Sot në Kosovë pritet të kemi shtim të vranësirave dhe pastaj edhe reshje lokale. Reshjet do të intensifikohen orëve të pasdites, kurse vonë në mbrëmje depërtim i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror me reshje të dendura bore. Reshje të dendura bore do të fillojnë në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në shumë ultësira. Në zonat më të ulëta të Dukagjinit reshje shiu, por vonë gjatë natës ose herët në mëngjesin e së shtunës edhe atje mund të ketë reshje të përziera me borë.
Temperaturat deri në 10 Gradë Celsius, pastaj ulje e ndjeshme e tyre pas frontit të ftohtë vonë në mbrëmje ose rreth mesnatës.