Sot është dita ndërkombëtare e Vullnetarizmit. Në këtë ditë të veçantë të ditës së vullnetarëve, deputetja e AAK-së njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albena Reshitaj, ka folur për punën e palodhshme të mantelbardhëve.
Postimi i plotë:
Pa kontributin e vullnetarëve që veshën mantelën e bardhë për ti shërbyer qytetarëve dhe nevojave të tyre, sistemi shëndetësor i Kosovës do të ishte i mangët gjatë tërë kohës, e sidomos në periudhën e situatës epidemiologjike Covid-19.
Në ditën e Vullnetarizmit, u jemi mirënjohës dhe falenderojmë të gjithë vullnetarët për angazhimin dhe punën e tyre të pandalshme e të suksesshme!