×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshitaj dhuron 10 mijë maska për studentët e Fakultetit të Mjekësisë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Deputetja nga radhët e AAK-së, njëherësh kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albena Reshitaj, ka bërë të ditur se ka përkrahur Fakultetin e Mjekësisë me 10 mijë maska për mbrojtjen nga Covid-19.

    Ajo ka treguar se kjo iniciativë është realizuar me ndihmën e zëvendëskryeministrit të parë Besnik Tahiri.

    “Sot me inciativën time dhe me mbështetjen e zyrës së Zv.Kryeministrit Tahiri kemi përkrahur studentët e Fakultetit të Mjekësisë me 10.000 maska si pjesë e nevojshme mbrojtëse në realizimin e ushtrimeve praktike klinike në respektim të masave të rekomanduara nga IKSHPK kundër Covid 19. Duke pas parasysh specifikat e mbarvajtjes së procesit mësimor në Fakultetit të Mjekësisë është gati e pamundur të arrihen rezultate dhe suksese në fushën e studimeve në shkencat mjekësore pa realizimin e pjesës së ushtrimeve praktike. Mirëpo situata me Pandeminë Covid -19 ka bërë këtë realizimin sfidë të veçantë për faktin që kjo pjesë e studimit për tu realizuar kërkon kontakte të drejtpërdrejta mes pacientëve, studentëve dhe mësimëdhënësve”, ka treguar Reshitaj.

    ‘Të ndodhur në këtë situatë dhe me qëllim krijimin e mundësisë së realizimit të mësimit klinik në Fakultetin e Mjekësisë, ditë më parë në njërën nga seancat parlamentare në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar nga Qeveria që të përkrah Fakultetin e Mjekësisë, prandaj falenderoj Zv.Kryeminstrin Tahiri për mbështetjen e dhënë dhe inkurajoj Qeverinë e Republikës së Kosovës që të vazhdoi përkrahjen’, shtoi ajo.

    Reshitaj më tej tha se gjithmonë dot ë jemi pranë studentëve dhe do të bëjmë maksimumin që të realizohet mësimi edhe në këto kushte të jashtëzakonshme duke mbrojtur shëndetin e tyre.

    “Studentëve u themi se ne do të jemi pranë jush dhe do të bëjmë maksimumin që të realizohet mësimi edhe në këto kushte të jashtëzakonshme duke mbrojtur shëndetin e tyre, pacientëve dhe mësimëdhënësve me qëllim që të mos mungojnë rezultatet dhe sukseset e tyre dhe ky donacion sa do pak do të jetë një ndihmese për ta.Edhe njëherë dua të siguroj te gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë që edhe si kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale edhe si pedagoge do të punoj, që edhe në këto rrethana te krijohen kushte dhe mundësi mësimi kurse nga studentët ne presim punë dhe përkushtim për të studiuar. Jemi të obliguar të investojmë drejt dhe maximalisht në të ardhmën e shoqërisë sonë e që janë studentët tanë”, deklaroi ajo.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën. Zelensky e...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Një mori vatrash zjarri janë aktive ditëve të fundit në Shqipëri, në mesin e tyre është edhe fshati Skënderbegas i Gramshit. Top...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë...
    Lajme13 Gusht 2025
    Pas vendimit të Gjykatës Komerciale – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga ZRrE, KESCO ju informon se procesi...
    Lajme13 Gusht 2025
    Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj të mërkurën i është bashkuar subjekti politik “Ideal”, i cili prej vitesh ka vepruar...
    Lajme13 Gusht 2025
    Policia në Malishevë ka njoftuar se në dy lokacione ka sekuestruar armë. Në Lladroc janë sekuestruar 17 gëzhoja dhe 20 fishekë. Personat...
    Sport13 Gusht 2025
    Ballkani nga Suhareka është renditur në vendin e 163-të nga gjithsej 415 klube evropiane të futbollit. UEFA ka publikuar listën e re...
    Lajme13 Gusht 2025
    Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Liman Sallauka,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.