Boksieri shqiptar, Reshat Mati, i njohur si “Ariu shqiptar”, do t’i rikthehet ringut.
Mati do të rikthehet pas gjashtë muajve, derisa e ka aranzhuar meçin ndaj Nicholas Delombas.
Ai pësoi një lëndim në përballjen kundër Dennis Okoth dhe u desh që t’i ndërpresë aktivitet sportive.
Mati e ka aranzhuar meçin më 29 maj, teksa kjo përballje do të zhvillohet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një prononcim për Zeri.info, ai shprehet se është gati për duelin në fjalë.
“Po ndihem shkëlqyeshëm dhe jam i gatshëm për këtë përballje. Tani për tani është njeriu me të cilin dua ta sfidoj veten. Dua të bëj një shfaqje boksi dhe ta dërgoj emrin tim sa më lart në renditjen për titull e kampion botëror”, ka deklaruar Reshat Mati të premten.
Kundërshtari i tij, amerikani Nicholas Delomba, është një boksier me shumë përvojë. Ai ka 16 fitore dhe vetëm 3 humbje në boksin profesionist.
Mati nuk i trembet këtij fakti.
“Do të shihni një ‘Reshat të ri’”, shtoi Reshat Mati, 22-vjeçar, të cilin e pret një karrierë e ndritshme para vetes.