×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pas katër viteve

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rëndësishme që do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Donald Trump një mjet kryesor për të zbatuar axhendën e tij legjislative. 

    Për herë të parë në katër vite, republikanët kanë fituar shumicën në Senatin amerikan.

    “Kjo është padyshim një ditë e gëzuar për Partinë Republikane!”, tha drejtuesi republikan në Senat, Mitch McConnell.

    Republikanët siguruan fitoret e pritshme në shtetin me peshë kryesore për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, Pensilvaninë…

    “Duket se jemi në një drejtim shumë të mirë”, tha David McCormick, senator i zgjedhur republikan.

    Dhe në Teksas, demokrati Colin Allred nuk fitoi dot përballë Senatorit republikan Ted Cruz.

    “Do të luftoj për ju, për vendet tuaja të punës, për sigurinë tuaj dhe për të drejtat tuaja kushtetuese”, tha Senatori Ted Cruz.

    Në këto zgjedhje u votua edhe për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, me republikanët që pritet të ruajnë shumicën në këtë dhomë të Kongresit.

    Në garat për Senatin, demokratët siguruan fitore në Kaliforni…

    “Zotohem të bëhem pjesë e betejave të mëdha për të mbrojtur liritë tona dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha senatori i zgjedhur demokrat Adam Schiff.

    Kontrolli i Senatit u vendos nga disa gara kyçe, ku rezultati nuk ishte i sigurt. Përballje të tilla pati në Ohio dhe në Montana, ku republikani Tim Sheehy mundi senatorin demokrat në detyrë Jon Tester.

    Me kontrollin e Senatit, Presidenti i ardhshëm Donald Trump do të jetë në gjendje të konfirmojë të emëruarit e tij për Gjykatën e Lartë, nëse do të hapet një vend bosh, si dhe ka një rrugë më të qetë për të kaluar axhendën e tij legjislative.

    “Me një shumicë në favor të Donald Trump-it, ai jo vetëm mund të konfirmojë sekretarët e kabinetit të tij pa pasur nevojë të marrë mbështetjen e demokratëve, por edhe zëvendësat e tyre. Ka mijëra emërime për t’u bërë brenda degës ekzekutive dhe veçanërisht në gjykata”, thotë studiuesi Casey Burgat, nga Universiteti George Washington.

    Për herë të fundit Republikanët kishin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, gjatë dy viteve të para të mandatit të parë të Trump në vitin 2017./VOA

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji. Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë, transmeton...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, i cili shkaktoi...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    KESCO kishte dërguar një njoftim për konsumatorët e saj në Fushë Kosovë, duke i informuar për një ndërprerje të planifikuar të energjisë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimin lamtumirës, kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla-Schwarz. Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarë. Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe djali i saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.