×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e re në 2025

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën në janar të vitit 2025 dhe në mandatin e tij të ri ai pritet të ketë mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Përveç Shtëpisë së Bardhë votuesit i dhanë republikanëve edhe kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

    Udhëheqësi i ri i Senatit, që nga janari i vitit të ardhshëm do të kontrollohet nga republikanët, do të jetë senatori John Thune.

    “Ne kemi një mandat nga populli amerikan, jo vetëm për të pastruar rrëmujën e lënë nga axhenda Biden-Harris-Schumer, por edhe për të përmbushur përparësitë e Presidentit Trump.”

    Senatori Thune mori rolin e lartë drejtues në Senat pas tërheqjes së senatorit Mitch McConnell, i cili shërbeu në këtë post për 18 vjet. Udhëheqësi i ri i Senatit tashmë po përballet me sprovën e tij të parë. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka propozuar anashkalimin e rolit kushtetues të Senatit për miratimin e anëtarëve të kabinetit.

    “Kushtetuta i jep Senatit kompetencat e miratimit të traktateve, gjykatësve dhe anëtarëve të kabinetit, kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të miratuar me shpejtësi emërimet e tij, në mënyrë që ata të fillojnë të zbatojnë axhendën e tij.”

    Demokratët humbën shumicën në Senat. Ata do të kenë 47 vende në Senatin e ri.

    “Populli amerikan na ka dhënë një sfidë të re. Ne duhet të mësojmë nga kjo”, tha senatori Chuck Schumer, aktualisht udhëheqës i shumicës demokrate në Senat.

    Edhe gjatë mandatit të parë të Trump, në dy vitet e para, republikanët kontrollonin të dy dhomat e Kongresit. Por një analist thotë se kjo nuk do të thotë se Shtëpia e Bardhë gjithmonë do të marrë atë që dëshiron nga Kongresi.

    “Mitch McConnell kishte thënë atëherë se mbështeste axhendën e presidentit, por më pas pamë që republikanët nuk mbështetën nismat nëse mendonin se presidenti kishte shkuar shumë larg”, thotë analisti Casey Burgat nga Universiteti George Washington.

    Pas zgjedhjeve të tanishme republikanët vazhduan ta mbajnë edhe kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, duke marrë vlerësime të larta nga Trump.

    Presidenti i zgjedhur mbështeti Kryetarin e kësaj Dhome, Mike Johnson për një mandat tjetër në këtë post.

    “Unë besoj se do të jetë Kongresi më i rëndësishëm në epokën moderne, administrimi më i rëndësishëm i epokës moderne, sepse, të them të drejtën, ne duhet të rregullojmë pothuajse çdo fushë të politikave publike”, tha ai.

    Por republikanët kanë një epërsi të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe demokratët janë zotuar të zhvillojnë një betejë të fortë politike.

    “Grupi i ligjvënësve Progresistë në Kongres do të vazhdojë të jetë mbrojtës i fortë i klasës punëtore dhe njerëzve të varfër”, tha ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal.

    Kongresi i ri, i 119-të, i Shteteve të Bashkuara do ta bëjë betimin më 3 janar./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    150 mijë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në qarkun e Los Anxhelosit, në zonat e prekura nga zjarret në Palisades dhe Eaton....
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep...
    Vip12 Janar 2025
    Dy nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, Melinda Ademi dhe Lumi B kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell bashkëpunimin më...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka nisur këtë të diel me shumë disponim. Ai u pa tejet energjik por dhe pati një paralajmërim të çuditshëm për...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Lundrimi detar për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit është pezulluar në Vlorë. Shkak janë bërë kushtet hidrometeorologjike detare të përkeqësura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e Shtimes, ku ka takuar biznese të ndryshme. Hamza ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.