×
  • Lajme
  • Lajme

    Republika e Kosovës sot zyrtarisht ju njohu katër qytetarëve statusin e personave pa shtetësi

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara  për refugjatë (UNHCR), organizuan ceremoninë për njohjen e statusit të personave pa shtetësi.

     

    Në këtë ceremoni morën pjesë: Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, shefi i Divizionit për Shtetësi,  Liridon Neziri, si dhe shefi i misionit të UNHCR në Kosovë,  Erol Arduc dhe Merita Ahma zyrtare e lartë në UNHCR.

     

    Drejtori i Departamentit për Shtetësi dhe shefi i Misionit të UNHCR’s, vlerësuan përpjekjet që ka bërë shteti i Kosovës në plotësimin e legjislacionit, për t’i përfshirë edhe kategoritë pa shtetësi, si pjesë me të drejta të barabarta si çdo qytetarë, thuhet në një njoftim të MPB-së.

    “MPB në bashkëpunim me UNHCR kanë bërë përpjeke prej shumë viteve në mënyrë që të ju garantohet e drejta për shtetësi qytetarëve, që kanë qenë duke qëndruar në Kosovë dhe që nuk pasur shtetësi të asnjë vendi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    MPB ka theksuar se Republika e Kosovës është zotuar  përmes legjislacionit që nga viti 2014, që në përputhje me konventën e vitin 1954,  të trajtoj rastet e personave pa shtetësi, si një kategori e veçantë juridike dhe është zotuar që do ju  ofrojë çdo lehtësi  sa  përket integrimit të tyre në shoqëri.

    “Duke marrë parasysh këto zotime, sot në një ceremonitë veçantë, iu  është njohur statusi i personit pa shtetësi 4 qytetarëve. Me këtë hap Republika e Kosovës ka hapur një kapitull të ri sa i përket përmbushjes së obligimeve karshi të drejtave themelore të njeriut, në raport me obligimet ndërkombëtare”, përfundon njoftimi.

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një gazetar është ankuar në polici, i cili përderisa ishte në emision televiziv, u kërcënua përmes telefonit. Policia ka njoftuar prokurorin, ndërsa...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Që prej përfundimit të Zgjedhjeve Lokale 2021 dhe deri në muajin gusht të vitit 2024, rreth 40 mijë emra të personave të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kanë kaluar më shumë se 25 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, ndërsa familjarët e 1643 personave të zhdukur ende...
    Lajme17 Nëntor 2024
    ‘’Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm’’ kështu kishte deklaruar Albin Kurti, ditën kur ishte betuar si kryeministër i Kosovës, para...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Udhëheqësi kinez, Xi Jinping është zotuar të punojë me presidentin e ardhshëm Donald Trump në takimin e tij të fundit me liderin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.