×
  • Lajme
  • Lajme

    Reporteri i luftës tregon se si e shpëtoi Rexhep Selimin nga policia serbe

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Pas luftës në Kosovë, Haqif Mulliqi është falënderuar publikisht nga ish-komandanti, Rexhep Selimi pasi këtë të fundit e kishte shpëtuar nga arrestimi.

    Ish-reporteri i luftës ka rrëfyer ngjarjen se si kishte arritur ta siguronte aktakuzën ku një grup kosovarësh akuzoheshin për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë. Një ndër të akuzuarit ishte edhe Rexhep Selimi i cili atë periudhë ndodhej në Prishtinë.

    “Është një rast jashtëzakonisht interesant. Avokati Bajram Kelmendi më ka thënë se është sajuar aktakuzë ndaj një grupi të caktuar. Në Gjykatën e Qarkut nga një mik e kam siguruar aktakuzën të cilën më pas e kam përkthyer. Më pas jam takuar me Bajramin ku edhe e kam realizuar një intervistë me të. Në aktauzë ajo që më ra në sy ishin njerëzit të cilit unë i njihja, akuzoheshin për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë dhe aktivitete terroriste. Akuzohej, Ademi, Hamza, Sami Lushtaku, Jakup Nura, Rexhep Selimi e të tjerë”, ka deklaruar ai në emisionin ‘Dhoma e Rrëfimeve’ në T7.

    Mulliqi thotë se pasi e ka botuar shkrimin është bërë një rrëmujë e madhe pasi askush nuk e dinte se ekzistonte një aktakuzë e tillë.

    “Rexha në atë kohë ishte në Prishtinë, Nait Hasani i thotë ta lexojë “Zërin” aty e ai e kuptoi se po akuzohej dhe iku nga Prishtina. Ai është prej njerëzve të rrallë që më ka falënderuar për kontributin tim. Po ta arrestonin atë shumë gjëra do të kishin marrë rrjedhojë ndryshe”, ka treguar tutje ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.