Organizata “Reporterët pa Kufij” ka bërë thirrje për një hetim transparent lidhur me vrasjen e gazetarit të Radios Evropa e Lirë, Ilyas Dayee.Ilyas Dayeem, 33-vjeçar, u vra më 12 nëntor, pasi një bombë shpërtheu në automjetin e tij në provincën jugore afgane të Helmandit. Qeveria afgane, Kombet e Bashkuara dhe të tjerët dënuan vrasjen si një sulm ndaj lirisë së shtypit.“Ky veprim tronditës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar dhe nuk duhet të përsëritet”, tha Reza Moini, shefi i deskut për Iranin dhe Afganistanin i Reporterëve pa Kufij, në një deklaratë të lëshuar më 14 nëntor.
“Është i nevojshëm një hetim plotësisht transparent për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës për këtë sulm”, shtoi Moini.Ende askush muk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid as nuk e mohoi dhe as e pranoi përfshirjen e grupit militant në “incident”. Ai i tha Radios Evropa e Lirë se do ta hetojë këtë çështje.
Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë. Ai kohët e fundit i kishte thënë Human Rights Watch (HRË) se kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje duke e paralajmëruar që të ndalonte raportimin e tij mbi operacionet ushtarake të talibanëve.
“Vrasja e [Iliyas] Dayee dërgon një mesazh tronditës për mediat afgane se raportimi për talibanët i vë ata në rrezik të madh”, tha Patricia Gossman, nga Human Rights Watch, në një deklaratë më 12 nëntor.Sulmi pason një sulm të ngjashëm me bombë në Kabul më 7 nëntor që vrau një ish-prezantues të lajmeve në TV TOLO të Afganistanit dhe dy civilë të tjerë në kryeqytetin Kabul.Në maj, dy punonjës të një stacioni televiziv në pronësi private, përfshirë një reporter dhe një teknik, u vranë pasi një minibus që mbante anëtarët e stafit të kanalit televiziv ishte shënjestra e një bombe në një rrugë në Kabul.Dhuna dhe kaosi janë shtuar në Afganistan muajt e fundit edhe pse negociatorët qeveritarë dhe talibanët po takohen në Katar, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës.Bisedimet kanë filluar në shtator, por deri më tani nuk është raportuar për ndonjë përparim.