Daniel Hernandez, me emrin artistik Tekashi 6ix9ine, nuk ka ndërmend të financojë babanë e tij biologjik Danny Hernandez i cili është i pastrehë dhe kërkon ndihmë. “Të gjithë e dinë që ai më la pasi kam lindur, transmeton FrontOnline. Ai është në një strehë tani dhe është duke përdorur drogë”, tha Tekashi.
“Historia e mosdhënies së parave për një të varur që më la pas lindjes mori më shumë publicitet sesa disa gjëra pozitive. Pse? Sepse tendenca është të më urresh”, tha Tekashi. Reperi kontrovers kishte folur më parë për marrëdhënien e tij me babanë e tij, të cilin e takoi vetëm kur ishte nëntë vjeç. Sipas avokatit, nëna e reperit e dëboi babanë e tij nga shtëpia kur ajo e kapi duke përdorur heroinë. Por, pavarësisht gjithçkaje, babai i lutet djalit të tij për ndihmë. “Dikush do të mendonte se ai do të më ndihmonte, por jo. Ai u jep para të tjerëve dhe mua më shmang”, tha babai i reperit./FrontOnline/