Reperi i njohur, Baby Blue Pretty Ricky, është në gjendje kritike pasi ndaj tij është qëlluar me armë. Sipas një deklarate të lëshuar nga ekipi i tij, ylli i hitit “Grind With Me” u qëllua në Majami.
Baby Blue u sulmua sot në mëngjes nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojërave ‘SpareZ’, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”. Një video e publikuar në mediat sociale tregon reperin e përgjakur menjëherë pas të shtënave të shtrirë në tokë ndërsa miqtë bërtisnin për ndihmë.
Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët. Baby Blue, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Blue Smith, ishte anëtar i grupit ‘Pretty Ricky’, i cili shënoi hite në vitet 2000 me “Grind With Me” dhe “On the Hotline”. Grupi arriti kulmin e suksesit në mesin e viteve 2000 me shitjen në masë të albumeve Bluestars dhe Late Night Special./FrontOnline/