Pooh Shiesty, një reper i njohur nga Memphis, emri i vërtetë Lontrell Williams, kaloi një vit të shkëlqyeshëm. Ai lëshoi miks-albumin tejet të vlerësuar në muajin shkurt, por problemet me ligjin kanë ardhur që prej asaj kohe. Në fillim të këtij muaji, ai u arrestua për të shtëna në një klub striptizi në Miami, dhe para kësaj ai u arrestua për të shtëna në një hotel.
Akuza e fundit ka të bëjë me të shtënat dhe grabitjet në një hotel, dhe incidenti ndodhi gjatë blerjes së marihuanës dhe atleteve pranë hotelit. Situata u përshkallëzua dhe pati të shtëna me armë. Sidoqoftë, detaji më interesant është se reperi (pa dashje) ekspozoi veten në polici përmes Instagramit. Në të vërtetë, ai publikoi foto që ishin vendimtare për aktakuzën, dhe në fotot e diskutueshme ai pozoi me para, një armë dhe pranë makinës që përdori atë mbrëmje. Avokati i tij pretendon se kjo “nuk e ndryshon faktin që i mbrojturi i tij është 100 për qind i pafajshëm”./FrontOnline/