Reperi i mirënjohur amerikan Kanye West tregoi edhe një herë anën e tij ekscentrike kur u dogj si bonzë gjatë shfaqjes promovuese të albumit të tij “Donda”.
Kanye West, i cili disa ditë më parë i kërkoi Gjykatës së Lartë në Los Anxhelos të ndryshonte mbiemrin, i vuri flakën vetes gjatë regjistrimit të shfaqjes promovuese të albumit të tij, transmeton FrontOnline.
Sipas mediave, ai eci në flakë për disa sekonda, derisa një burrë nga sigurimi i tij e spërkati me shkumë për të shuar zjarrin.
Can’t believe Kanye West really lit himself on fire at the #Donda event
https://t.co/htMukOHAnf— 𝗬𝗘 𝗦𝗘𝗘 𝗚𝗛𝗢𝗦𝗧𝗦 (@YESEEGHOSTS) August 27, 2021
Videoja e “incidentit” u përhap në rrjetin social Twitter, pas së cilës shumica komentuan se ky është, në fakt, një kaskader, jo një reper. “Kur e kupton se ai është një kaskader dhe jo një reper”, shkroi një komentues. “Ai është ndoshta një kaskader. Herën e fundit që xhiroi një video, ai gjithashtu ishte një kaskader që rri pezull, por njerëzit ende menduan se ishte ai”, shtoi një tjetër.
Ndërsa disa analizuan në detaje nëse ishte Kanye e vërtetë apo jo, të tjerët vunë re në skenën e tij edhe ish-gruan e tij Kim Kardashian. “Kim Kardashia u shfaq me një fustan nusërie në video dy minuta pasi Kanye mori flakë. Çfarë po ndodh?”, ka shkruar komentatori i befasuar.
Ju kujtojmë, reperi i famshëm amerikan Kanye West dhe ylli i realitetit Kim Kardashian u divorcuan disa muaj më parë, dhe një dokument në lidhje me divorcin e tyre ka mbërritur në publik./FrontOnline/