Reperi i njohur, Eminem kundërshtoi rregullat e Ligës Kombëtare të Futbollit (NFL) duke u gjunjëzuar gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl LVI.
49-vjeçari e bëri këtë gjest pasi përfundoi performancën e këngës së tij hit “Lose Yourself”dhe u kthye në një simbol proteste kundër racizmit.
Ai qendroi në këtë pozicion për rreth 50 sekonda, ndonëse asnjë lojtar nga Rams apo Bengals nuk u gjunjëzua gjatë këndimit të Himnit Kombëtar në fillim të lojës.
Sipas CNN, është e paqartë nëse gjunjëzimi ishte një pjesë e planifikuar e shfaqjes apo një vendim spontan, pasi Eminem nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Performanca e së dielës shënoi herën e parë që artistët hip-hop ishin interpretuesit kryesorë për shfaqjen e pjesës së parë. Së bashku me Eminem performuan edhe reperët Snoop Dogg, Dr Dre, Kendrick Lamar dhe këngëtarja R&B Mary J. Blige.