Superylli kanadez i repit Drake ka tërhequr dy nominimet e tij për çmimet Grammy të këtij viti dhe Akademia e Regjistrimit, shoqata e muzikantëve dhe profesionistëve të muzikës që organizon çmimet, e ka pranuar kërkesën e tij.
Reperi u nominua në kategorinë e albumit më të mirë rep për “Certified Lover Boy” dhe për performancën më të mirë rep për këngën “Way 2 Sexy”. Deri më tani, përfaqësuesit e Drake nuk kanë dhënë asnjë shpjegim dhe votimi për arritjet më të mira muzikore do të vazhdojë me vetëm katër kandidatë, ndoshta për shkak se fletëvotimet tashmë janë dërguar për anëtarët e Akademisë./FrontOnline/