Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj në mungesë të gjinekologeve
Hapësira është i mbushur përplot pajisje mjekësore.
Edhe Reparti i Gjinekologjisë në Qendrën e Shëndetësisë së Skenderaj ekziston.
Por, gjithë këto pajisje mjekësore ka kohë që nuk përdoren.
Kjo pasi që në QKMF në Skenderaj, nuk ka të punësuar asnjë gjinekolog.
Andaj edhe vizitat e pacientëve këtu janë të rralla.
Drejtori i Qendrës Osman Veliu thotë se gjinekologu i fundit la punën para një viti ndërsa dy të tjerë u pensionuan.
Andaj, pacientët që dëshirojnë të kryejnë këtë kontroll, detyrohen të shkojnë në spitale të qyteteve tjera për trajtime gjinekologjike
Sipas tij synim i gjinekologëve të Skenderaj është të punojnë në QKUK.
Veliu poashtu iu bën thirrje për gjinekologët që dëshirojnë të punësohen në Qendër.
Ndërkaq njëjtë mendon edhe Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Skenderaj Ibush Hetemi, ka thënë se për këtë cështje kanë biseduar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë.
Se mungesa e gjinekologëve po ua vështërison jetën qytetarëve e thotë edhe infermierja në repartin e gjinekologjisë Myrvete Ajeti.
T7 gjatë ditës ka provuar të marr një përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësie, për këtë cështje, po të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.