Nëse flokët bien në mënyrë dramatike duhet të shqetësoheni! Disa studime sugjerojnë se gjendja e flokëve reflekton ndjeshëm shëndetin. Gjegjësisht, është treguar se njerëzit që kanë këtë problem në moshë të hershme, kanë një predispozitë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Për shembull, mbipesha, e cila konsiderohet si një nga faktorët më të zakonshëm të rrezikut për sëmundjet e zemrës, nuk shoqërohet aq shumë me dëmtime të mëtejshme të sistemit kardiovaskular, sesa rënia e hershme e flokëve dhe shfaqja e flokëve gri. Për më tepër, rënia drastike e flokëve mund të shoqërohet me mungesë hekuri, dëmtim të tiroides, hipovitaminozë, procese autoimune dhe marrje të ilaçeve.Kur bëhet fjalë për tullacët, thuhet se ajo në vetvete tregon se ekziston një çekuilibër i hormoneve në trup./FrontOnline/