Tërmeti në Izmir, rritet në 105 numri i jetëve të humbura ka njoftuar Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmetit 6.6 ballë që goditi më 30 tetor qytetin e Izmirit, janë regjistruar 1.475 paslëkundje, prej të cilave 44 më të forta se 4 ballë, raporton Anadollu Agency.
Nga ky tërmet kanë humbur jetën deri tani 105 persona. Nga 1.026 qytetarë të plagosur, janë liruar nga spitali pas trajtimit 883 persona ndërkohë vazhdojnë të marrin trajtim ende 143 prej tyre.
Gjithashtu punimet e kërkim-shpëtimit në Izmir nga 17 ndërtesa kanë përfunduar në 12 prej tyre dhe vazhdojnë ende në 5 ndërtesa.Kujtojmë se të premten, një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.