Është mbyllur ndeshja hapëse e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ishte nikoqir i Arbërisë së Dobrajës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Drenas i takoi skuadrës nga Lipjani me rezultat minimal, 0:1.
Me këtë fitore, Arbëria mbetet në vendin e nëntë me 33 pikë, kurse Feronikeli në vendin e gjashtë me 35 sosh./FrontOnline/