Kryendeshja e javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll i ka takuar Llapit.
Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina ia ka shkaktuar një humbje të papritur Gjilanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, i takoi Llapit me rezultat të pastër, 0:2.
Me këtë fitore, Llapi ngritet në vendin e pestë me 36 pikë të tubuara, kurse Gjilani mbetet në vendin e katërt me 43 sosh.
Nga ana tjetër, Prishtina poashtu shënoi fitore të rëndësishme përballë Arbërisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, kryeqytetasit mposhtën skuadrën nga Lipjani me rezultat të pastër, 2:0.
Me këtë fitore, Prishtina kalon përkohësisht në vendin e dytë me 60 pikë, kurse, Arbëria ndodhet në vendin e nëntë me 27 sosh./FrontOnline/