Pas pauzës dyjavore me ndeshjet ndërkombëtare, sot rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Dita e sotme (e shtune) është e rezervuar për dy ndeshje tejet interesante, raporton FrontOnline.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e pret Trepçën ’89 në një “derbi mbijetese”.
Ndërkaq, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Arbëria është “nikoqire” e kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.
Ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00.
Sa i përket renditjes tabelore para ndeshjeve të sotme, Ballkani vazhdon të jetë lider i tabelës me 55 pikë, teksa aq pikë ka edhe Drita në vendin e dytë.
Ndërkaq, dy vendet e fundit në tabelë i mbajnë Besa dhe Drenica me dhjetë pikë, respektivisht 27 sosh./FrontOnline/