Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e sotme dhe e kësaj xhiro u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan FrontOnline.
“Derbi i Anamoravës” u mbyll baras 1:1.
Me këtë barazim, Drita mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Gjilani në vendin e katërt me 48 sosh.
Nga ana tjetër, Prishtina e ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Besës së Pejës në Brestovik.
Kryeqyetasit e fituan këtë ndeshjen me rezultat bindës, 0:3.
Me këtë fitore, Prishtina mbetet lidere me 72 pikë, kurse Besa në vendin e fundit me 12 sosh.
Dhe për fund, Feronikeli e fitoi “derbin e mbijetesës” ndaj Trepçës ’89 me rezultat, 3:0.
Kjo fitore e ngrit Feronikelin në vendin e gjashtë me 38 pikë, kurse Trepça ’89 bie në vendin e tetë me 36 sosh.
Ndryshe, të trija ndeshjet e sotme ishin të vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/