Janë mbyllur katër ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Kryendeshja e sotme u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë mes Ballkanit dhe Llapit, raporton FrontOnline.
Ndeshja në fjalë i takoi Ballkanit me rezultat minimal, 1:0.
Me këtë fitore, Ballkani ngritet në vendin e parë me 67 pikë të tubuara, kurse Llapi mbetet në vendin e pestë me 39 sosh.
Ndërkaq, Prishtina e ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion duke mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 3:1.
Me këtë fitore, Prishtina ngritet në vendin e dytë me 66 pikë, kurse 89-shi bie në vendin e tetë me 35 sosh.
Nga ana tjetër, kampionia në fuqi, Drita e bëri një hap mbrapa duke barazuar në Pejë me Besën.
Humbja e sotme e zbret Dritën në vendin e tretë me 65 pikë, kurse Besa e rënë tashmë nga Superliga ka tubuar 11 pikë.
Për fund, ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës u mbyll baras 0:0.
Ky barazim e lë Gjilanin në vendin e katërt me 44 pikë, kurse Drenicën në vendin e shtatë me 35 sosh./FrontOnline/