Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës dhe të fundit për edicionin 2020/21.
Kryendeshja e sotme në “Fadil Vokrri” u zhvillua mes kampionit Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan FrontOnline.
Ndeshjen në fjalë e fituan suharekasit me rezultat të thellë, 2:5.
Nga ana tjetër, Drita e fitoi ndeshjen ndaj Arbërisë me rezultat të pastër, 2:0.
Ndeshja mes Llapit dhe Feronikelit u mbyll baras 1:1, Besa mposhti Gjilanin 1:0, kurse Trepça ’89 triumfoi në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat, 2:1.
Me mbylljen e ndeshjeve të sotme, tashmë dihet edhe renditja përfundimtare e tabelës së këtij edicioni në Superligë.
Kreun e tabelës e ka Prishtina me 78 pikë, derisa Drita është nënkampione me 76 sosh, teksa Ballkani në vendin e tretë Ballkani me 74 pikë.
Në pjesën e poshtme, e fundit ndodhet Besa me 15 pikë, Arbëria në vendin e nëntë me 40 sosh, kurse Trepça ’89 me 42 pikë në vendin e tetë./FrontOnline/