×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Renditja e shenjave të horoskopit nga më e mira te më e keqja

    FrontOnline
    04 Maj 2023

    Titulli ishte shumë intrigues, por gjithnjë kini parasysh se çdo person ka cilësitë e tij pozitive dhe negative. E thënë më thjesht, nëse jeni në fund të kësaj liste, nuk do të thotë të meritoni të mos jetoni. Por hidhini një sy.

    Ujori

    Ujori konsiderohet një nga shenjat më të sjellshme e më të dashura të horoskopit. Urrejnë diskutimet e kota dhe ngritjen e zërit kur është e panevojshme. Nuk i pëlqen të dominojnë dhe janë shumë pozitivë, prandaj i dëgjojnë të tjerët me vëmendje.
    Virgjëresha

    Personat e kësaj shenje respektojnë jashtë mase të tjerët, edhe pse ndonjëherë i lëndojnë pa shkak. Nëse dikush hyn shumë thellë në jetën e tyre private, do të irritohen dhe të shprehin nervozizëm. Gjithsesi, zakonisht heqin dorë pasi i urrejnë përballjet direkte dhe serioze.

    Peshorja

    Nëse njihni një Peshore, e dini që janë të qetë, socialë dhe të duruar. Ana e tyre e errët ka të bëjë me faktin se largohen menjëherë nga mjediset që nuk ndihen të mikpritur dhe kthehen në persona të ftohtë.

    Shigjetari

    Kanë një temperament të mirë, por mos u gënjeni nga kjo. Nervozohen shpejt dhe kur kjo ndodh, nuk hezitojnë të të thonë të gjitha gjërat negative që ke. Mund të hapin probleme për asgjë, por ana pozitive është që nuk preken shumë dhe harrojnë shpejt (gjërat e vogla).

    Demi

    Ka shumë pak njerëz që janë po aq kokëfortë sa Demi. Kur i ngulitet diçka në mendja, gjejnë çdo mënyrë për t’a arritur. Ndonjëherë dhe me emocione dhe ide djallëzore, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm kur i kundërshtojmë. Çfarë nuk pëlqejnë te kjo shenjë është fakti se nuk e pranojnë diçka dhe kur e dinë që e kanë gabim. Por nga ana tjetër, kërkojnë falje kur e ndiejnë të nevojshme ndryshe nga shenjat e tjera që nuk e pëshpërisin dot “më fal”.

    Dashi

    Zakonisht nuk konsiderohen njerëz gjaknxehtë, por në konflikt madhor është mirë t’i qëndroni larg. Kur kjo ndodh mund të lëndojnë shumë me fjalët, sidomos nëse je person i afërt. Më pas kur qetësohen, logjikojnë dhe pendohen sepse kanë një zemër të mirë.

    Luani

    Luani është një njeri i ekstremeve, në varësi të ditës- mund të jenë shumë bujar ose mizorë. Adhurojnë t’ju tregojnë se e keni gabim dhe janë autoritarë. Gjejnë gjithnjë arsye që të hapin debate.

    Binjakët

    Edhe pse kanë karakteristika shumë pozitive, Binjakët bëjnë pjesë e 5 shenjave më të pakëndshme të horoskopit. Kjo ndodh për shkak se në mjedise të njohura janë të sjellshëm dhe të dashur. Gjithsesi, kur diçka nuk shkon siç duhet, shprehin të gjithë emocionet dhe mendojnë se kushdo i vihet kundër. Në këto momente, bëhet i padurueshëm.

    Bricjapi

    Shumë krenarë, dhe ekzagjerojnë gjithçka. Për më tepër, keqkuptohen shpesh në debate dhe i japin rrjedhës një kthesë dramatike. Kur nuk i pëlqen ose ndihen jo rehat me një situatë, kthehen në të tmerrshëm dhe ankohen te të tjerët.

    Peshqit

    Personat e kësaj shenje janë thjesht të pakëndshëm. Kalojnë nga një ekstrem në tjetrin dhe janë të paparashikueshëm. Dhe kjo jo në një mënyrë të mirë. Shpesh i surprizojnë të tjerët nga djallëzia dhe jo zemërmirësia. Dhe në rastet kur personi tjetër është fajtor, sigurohen që të vuajnë dënimin.

    Gaforrja

    Kur ndihen të lënduar ose të gënjyer, kthehen në persona toksikë që mund të kalojnë limitet me veprimet e tyre. Janë hakmarrës të mëdhenj dhe mizorë. Vendi i dytë i njerëzve “më të këqinj” ju takon ju.

    Akrepi

    Dhe ja ku arritëm te shenja më e pakëndshme. Shumë prej tyre janë egoistë dhe negativë. Kur mërziten dhe nervozohen, bëni mirë t’i rrini larg sepse janë shumë mizorë dhe ju lëndojnë edhe nëse nuk keni lidhje me problemin. Janë të qetë, por nuk hezitojnë të largohen nga njerëzit që mendojnë se nuk i shtojnë asnjë vlerë jetës së tyre. Urime për vendin e parë!

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se LDK-ja nuk ka pasur fokus ndaj Ministrit të...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.