×
  • Auto
  • Auto

    Renault shiti më shumë se 770,000 automjete në gjashtë mujorin e parë të 2023-tës

    FrontOnline
    13 Korrik 2023

    Renault njoftoi se ka shitur më shumë se 770.800 automjete në mbarë botën në gjysmën e parë të 2023, që është një rritje prej 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

    Evropa mbeti tregu më i madh i markës franceze, me 501,985 automjete në gjysmën e parë të 2023.

    Shitjet në Evropë u rritën nga kërkesa në rritje për automjetet më fitimprurëse të segmentit C.

    Këto vetura, të cilat përfshijnë modelet Austral, Counquest dhe Megane E-Tech, arritën shitje prej 136,195, një rritje prej 42 për qind krahasuar me një vit më parë.

    Kërkesa për Austral-in e ri, i cili doli në shitje në Francë vetëm në fund të vitit të kaluar, nxiti këtë rritje, me 39,495 shitje në gjashtë muajt e parë.

    Conquest ka qenë “bestselleri” i Renault në segmentin C, me 41.821 njësi të shitura. Këto vetura gjithashtu ndihmuan në rritjen e shitjes së hibridëve të Renault deri në 40 për qind në raporton me vitin e kaluar (me 83.000 njësi të shitura).

    Rritja e fortë në shitjet hibride nxit përparimin e markës Renault në rrugën e elektrizuar. Austral me 65 për qind të shitjeve të versionit HEV dhe Arkana me 55 për qind të shitjeve të HEV japin një kontribut të rëndësishëm në këtë sukses.

    Megane E-Tech tërësisht elektrik arriti në më shumë se 23,000 shitje në gjysmën e parë të vitit. Është vetura elektrike më e shitur në segmentin e saj në Francë.

    Megane përbën pothuajse 50 për qind të shitjeve të automjeteve elektrike Renault, të cilat arritën në 48,000 njësi.

    Nga gjysma e dytë e vitit 2023, Megane do të bëhet ndërkombëtar, me shitje që do të fillojnë ndër të tjera në Turqi dhe Brazil./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Auto25 Dhjetor 2024
    Divizioni i ri i motorëve dhe ndërruesit i krijuar nga Renault dhe Geely u quajt thjesht Kali. Një risi interesante vjen nga...
    Auto24 Dhjetor 2024
    Kur Ferrari 250 LM fitoi garën Le Mans në 1965, ishte fundi i epokës. Pasi shënoi nëntë fitore në garën prestigjioze 24-orëshe,...
    Auto23 Dhjetor 2024
    Me kërkesën mbi ofertën, tregu i veturave klasike është “ringjallur” viteve të fundit. Kjo është arsyeja pse një Edsels është shitur për...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur qeverinë në pushtet si qeveri të territ. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, teksa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti, ku dyshohet se ata kanë goditur...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.