Njësia e re e Renault, Ampere, e fokusuar në zhvillimin e automjeteve elektrike do të njoftojë këtë javë lansimin e një automjeti elektrik me çmim të përballueshëm.
Renault e krijoi Ampere-n si një divizion të veçantë për t’u fokusuar në automjetet elektrike, megjithëse do të prodhojë automjete të markës Renault sikurse modelin Renault 5 të ri, tërësisht elektrik, që do të dalë në shitje në fund të vitit të ardhshëm.
Duke u përqendruar vetëm tek EV-të, Ampere shpreson të jetë në gjendje të zvogëlojë kostot në zhvillimin dhe prodhimin e automjeteve elektrike, përballë konkurrentëve nga prodhuesit kinezë të makinave.
Partnerët e Renault në Aleancën e saj – Nissan dhe Mitsubishi – pritet të jenë gjithashtu investitorë në Ampere.
Modeli i ri pritet të jetë më i vogël se Renault 5 dhe do të ndërtohet në Slloveni. Automjeti do të dalë në shitje në vitin 2026./FrontOnline/