Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Mihrije Braha e fejoi djalin, ndërsa Vjollca Buçaj e martoi djalin.
Që të dyja, organizuan ceremoni të cilat u bënë mediatike dhe u komentuan thuajse gjithandej.
Derisa në këto ahengje ishin të pranishëm edhe shumë këngëtarë, kolegë të tyre, mungoi këngëtarja Remzije Osmani, për çka edhe zgjoi kureshtjen te shumëkush, pse?
E pyetur se pse ndodhi kjo mungesë, Remzia dha përgjigjet e saj.
“Nuk më kanê ftuar, as Mihrija, as Vjollca. Të dyjat i kam ftuar kur e kam martuar djalin dhe kanë qenë të pranishme”…
Megjithatë duket se këngëtares Osmani nuk i ka ngelur hatri.
Madje ajo i arsyeton koleget e saj, se në dasma të mëdha qëllon që mund të harrohet dikush dhe se në këtë rast kjo ka qëlluar të jetë Remzia./Mirage